"Highschool Musical" ne Media
"Highschool Musical” është shfaqja rinore Musical më e njohur në botë, tek e cila ndërthuren teatri me kërcimin dhe këndimin.
Ky musical u shfaq për herë të parë në vitin 2006 si produksion filmik nga Studio Walt Disney, me muzikë nga David Lawrence dhe skenar nga Peter Barsocchini.
Producent - Liceu artistik "Jordan Misja"
Kjo shfaqje sjell historinë e disa të rinjve muzikantë shumë të talentuar, siç janë edhe protagonistët tanë në këtë shfaqje.
Dy protagonistët kryesorë: Gabriella dhe Troy dashurohen me njeri-tjetrin gjatë provave të një shfaqje shkolle. Në një linjë tjetër zhvillohen edhe ngjarje të tjera intriguese të nxitura nga konkurenca, xhelozia - emocione këto që ndikojnë negativisht në marrëdheniet mes shoqesh dhe shokësh gjatë provave…Për fat të mirë ky musical mbaron me “happy end” ku të gjithë e kuptojnë, se suksesi është i mundur vetëm me punë në skuadër.
Skenari teatral vjen i përkthyer dhe i përshtatur në gjuhën shqipe nga Znj. Linda Kazani, gjë që e bën më të kuptueshëm teatrin muzikor për publikun.
Protagonistët e kësaj shfaqje janë nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”.
Me prova intensive prej 6 javesh nen kujdesin e Regjizores Klaudia Hila, Vocal Coach- Linda Kazani, Koreografi – Luisa Dinellari, Orkestrues – Jusiald Xhani, bandi i mësuesve të liceut artistik: Andi Kongo, Emiljano Dhima, Erjon Mëdha, Julian Koçaj, Angjelin Toma, iu mundësua 30 nxënësve të talentuar të performonin Live në një disipline artistike, që vihej për herë të parë në skenën „Tonin Harapi“.
