Video nga shfaqja
“We will rock you” është një shfaqje rinore Musical, e cila ndërthur teatrin me muzikën.
Ky Musical u krijua në vitin 2002 në Britaninë e madhe nga autori i tekstit teatral Ben Elton me muzikën e Rock- Bandit QUEEN dhe përmban numra të njëpasnjëshëm me larmi harmonike, ritmike duke shfaqur tipologji të ndryshme vokale dhe interpretative të protagonistëve, të cilët interpretuan krejtësisht live për publikun në skenën e Teatrit “Astrit Sula” Hotel Art Arka- Kodra Diellit 2 , Tiranë, në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor 2024 me dialoget origjinale në gjuhen shqipe, me këngët origjinale të bandit QUEEN.
Përmbajtja teatrale e këtij Musicali, i cili u përkthye në shqip nga Znj. Linda Kazani, tregon ngjarjen e dy të rinjve rrebelë, të cilët nuk i nështrohen diktaturës digitale të Globalsoft Corporation.
Historia zhvillohet rreth 300 vjet në të ardhmen, në një botë ku Toka është riemërtuar si "iPlanet" dhe kontrollohet nga Globalsoft Corporation. Muzika e kësaj shfaqje bazohet në këngët e grupit britanik QUEEN me këngët e njohura ndër breza të Freddie Mercury-it.
Ky musical rinor i përshtatet perfekt kohëve tona moderne, ku rinia është e prirur t`a sakrifikojë kreativitetin shpirtëror dhe intelektual nën ndikimin e fortë të teknologjisë digitale.
Producent - “KULTALB”
Regjisore - Ina Morinaj
Dirigjent - Erald Simixhiu
Skenografi dhe Kostume - Ibrahim Burgu
Orkestrues - Jusiald Xhani
Koreograf- Sedmir Memia
Drejtoreshë artistike - Linda Kazani
Protagonistë:
Galileo - Amri Hasanlliu
Scaramouche - Ina Morinaj
Bruce - Niki Zaimi
Oz - Ketjona Peçnikaj
Killer King - Endri Kaçaçi
Khashoggi - Ilia Kaçi
Band:
Erald Simixhiu - Stage Piano
Emil Zaharia – Bass Guitar
Endrit Shani – E- Guitar
Fatlind Paja – Drum
Mateo Gjipi - Keyboard
Musical Company:
Ester Troja
Flormira Peposhi
Semi Tafaj
Erika Ahmetaj
Ajdis Hasani
Rogen Karafili
Luisa Dinellari
Sedmir Memia
Sara Koçi
Xhoni Spahi
