top of page
  • 334332861_1683586335453549_1790144129983415448_n

Nje video nga konzerti

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas patëm kënaqësinë që përgjatë mbrëmjes 8 mars 2023, ora 19:00 pranë Katedrales Ortodhokse Autoqefale të Shqipërisë të shfaqim koncertin me titull “Women’s inspiring sound”. Koncerti zgjati rreth 2 (dy) orë dhe solli një program virtuoz me muzikë e nota jazz.

Ky koncert u realizua nën udhëheqjen artistike të mjeshtrit z. Erald Simixhiu. Ishte e dukshme që shfaqja përcolli emocione te publiku pjesëmarrës, i cili e priti me duartrokitje këtë koncert. 

Programi artistik ishte i llojit premierë, përzgjedhur me kujdes të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv, duke shfaqur vetëm vepra nga kompozitore gra, ku përmendim: Clara Schumann, Amalia Von Sachsen, Florence Price, Alma Mahler, por edhe muzikë e zhanrit jazz e cila ndërthuri atmosferën. 

Producent – Qendra „EVENTUS“

Interpretuese:

Linda Kazani – Soprano

Marsela Çibukaj – Këngëtare

Kristina Laço – Pianiste; 

Edmea Krasniqi – Violinë

Stela Bello – Violinë

Albana Axha - Violë

Dorina Laro – Violonçel

©2035 by ArtistiCo Design Studio. Powered and secured by Wix

bottom of page