Video nga shfaqja
Në datat 25 dhe 26 korrik 2023, në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës u shfaq “Mamma Mia”, me libret të përshtatur në shqip. “Mamma Mia” është një shfaqje musical e bazuar në këngët e famshme të grupit legjendar ABBA.
Kjo shfaqja ndërthur teatrin me muzikën në stilin: teatër muzikor. Përmban numra të njëpasnjëshëm, larmi harmonike, ritmike, si dhe shfaq tipologji të ndryshme vokale të protagonistëve, përkatësisht me karakteret teatrale të tyre, të cilët interpretuan krejtësisht live.
“Mamma Mia” me regji të regjisorit Altin Basha, sjellë në versionin shqiptar ishte një shfaqje magjike për të gjithë.
Me Drejtor Artistik znj. Linda Kazani, artiste soprano me një eksperiencë
Gati 30 vjeçare tashmë në skenat europiane.
Skenografia ishte e krijuar nga skenografia e talentuar Iliriana Basha.
Udhëheqës Artistik nga mjeshtër Erald Simixhiu. Dhe me orkestrim muzikor nga Jusiald Xhani.
Producent – Qendra “EVENTUS”
Shfaqja kishte një nivel artistik tepër të lartë përsa i përket edhe protagonistëve të saj, ku morën pjesë emrat më të njohur e të spikatur të skenës artistike shqiptare si:
Gerta Mamutaj – në rolin kryesor të Sophies;
Amos Zaharia – në rolin e Sky, djaloshit që i rrëmbeu zemrën Sophisë.
Elia Zaharia – në rolin e Donnës, mamaja e personit kryesor;
Ina Morinaj - në rolin e Tanyas;
Rea Nuhu - në rolin e Rosie;
Endri Kaçaci – në rolin e Sam;
Donald Shehu – në rolin e Harry;
Igli zarka – në rolin e Bill;
Ilia Kaçi – në rolin e Pepper;
Amri Hasanlliu – në rolin e Eddie;
Musical Company e përbërë prej:
Maria Ademaj;
Zerxhina Hasanaj;
Gloria Taga,
Krisa Gjika,
Ketjona Pecnikaj
Aldrin Biba,
Mario Dorre,
Denardo Neziri
Ky teatër muzikor erdhi për herë të parë në Shqipëri me libret të përshtatur në gjuhën shqip nga Emil Simixhiu.
Muzika dhe tingujt që e bënë këtë atmosferë sa verore, aq edhe të ngrohtë ishte prej Bandit Muzikor Live, të përbërë nga artistë:
Erald Simixhiu - Stage Piano
Denis Hima – Kitarë;
Mateos Gjipi – Keyboard;
Emil Zaharia – Kitarë bass;
Aleks Zisi – Drum.
