Kush jemi
Musical Company Tirana është krijuar nga domosdoshmëria për të patur në Shqipëri një teatër muzikor, i cili performon Live. Të rinjtë e duan dhe e kërkojnë këtë zhanër, si interpretuesit e talentuar, ashtu edhe publiku i interesuar për këtë zhanër bashkohor të muzikës profesioniste. Musical është gjinia më e veshtirë e teatrit muzikor, pasi aty ndërthuren disa disiplina artistike njëherazi: Këndimi, Aktrimi dhe Kërcimi.
Këto projekte i japin mundësinë të rinjve të mësojnë në mënyrë profesionale performancën Musical dhe i punësojnë këta të rinj me projekte sezonale.
Kjo iniciative e ka fillesën e saj në verën e vitit 2021, kur unë dhe bashkëshorti im - Pianisti Erald Simixhiu punuam një masterklas dy-javor me studentët e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve repertorin musical. Mbas këtij Masterklasi realizuam koncertin e parë musical nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku, Regjizorit Milto Kutali dhe Koreografit Roberto Nuha. Këngët u orkestruan nga Jusiald Xhani dhe u luajtën nga Bandi i monitoruar nga Decibel Audio Company. Me projektet që vijuan më pas: “Mamma Mia”, “Broadway Night”, “Jesus Christ Superstar”, “Highschool Musical”, „We will rock you“ kemi hedhur hapa të mëdha dhe të sigurta në drejtim të një show teatral muzikor Live. Të rinjtë te cilët janë diplomuar në Universitetin e Arteve dhe nuk e kanë gjetur ende vehten në tregun e punës në Shqipëri, janë dhe do të jenë protagonistët kryesorë të projekteve tona.
Këto projekte janë fryt bashkpunimi me producentë të ndryshëm siç janë: „EVENTUS“, „BASHART“, „KULTALB“, Liceu artistik „JORDAN MISJA“, „MUZA“.
Ju ftoj të qëndroni në kontakt me ne për të rejat më të fundit nga Musical Company Tirana!
Përzemërsisht,
Linda Kazani
Drejtoreshe artistike e Musical Company Tirana

Kontakt
Rr. “Njazi Demi", Pallatet "1 Maji", shk. 18, ap. 50, Tiranë
Mobile: +355 69 4688632
WhatsApp: +43 6503335574
E-mail: musicaltirana@gmail.com


