top of page

 

 

 

 

 

 

 

                                                                               Video nga shfaqja

 

Në datat 15 dhe 16 shkurt 2024, në sallen e Qendres Kulturore te Katedrales Ortodokse në Tiranë u shfaq Musical – i Live “Broadway Night”. E sjelle ne formen e teatrit muzikor, kjo shfaqe nderthuri kenget me te famshme te repertorit musical ne mbare boten, me nje skenar te shkruar ne shqip nga Znj. Linda Kazani.

Tema e skenarit eshte nje teme shume aktuale per te gjithe shqiptaret si ne Shqiperi dhe ne emigracion. 

Përmbajtja teatrale e skenarit tregon momentin kur një familje shqiptare emigrantësh në SHBA, krenohen me suksesin artistik të vajzës së tyre, e cila këndon në një shfaqje Musical në Broadway -Theater në New York.

Vajza, për habinë e prindërve, është dashuruar me një djalë artist shqiptar dhe të dy së bashku kanë vendosur të largohen nga USA dhe të kthehen në Shqipëri.

Shfaqja u shoqërua me situata komike dhe romantike, duke përcjellë njëra pas tjetrës këngë të ndryshme nga repertori më i njohur Musical siç janë: The Wicked, Chicago, Mamma Mia, Cats, Sweeney Todd, The Greatest Showman, Grease, High School Musical, We will rock you etj. Keto këngë u performuan live nga protagonistët dhe band-i i shfaqjes.

 

Ky projekt angazhoi 24 artiste te talentuar te skenes shqiptare, te cilet interpretuan mjeshterisht njeheraz ne tre disiplinat e musical live: kendim, aktrim dhe kercim.

 

Producent – Qendra “EVENTUS”

 

Regjisor                      Donald Shehu

Dirigent                      Erald Simixhiu

Orkestrues                 Jusiald Xhani

Koreograf                   Sedmir Memia

Projeksioni skenik     Florian Çanga 

Udheheqes artistik    Linda Kazani

 

Ne rolet kryesore:

Ina Morinaj

Donald Shehu

Gerta Mahmutaj

Endri Kaçaçi

Amri Hasanlliu

 

Bandi – Live:

Erald Simixhiu Stage Piano

Denis Hima  Guitar

Emil Zaharia  Bass-Guitar

Mateos Gjipi  Keyboard

Gert Hima  Drums

Aiola Laska  Violin

 

Back-vocals:

Maria Ademaj

Egzona Bogdani

Oresti Hoxhallari

Aldrin Biba

  • 1Q7A4997

©2035 by ArtistiCo Design Studio. Powered and secured by Wix

bottom of page