Dy video nga koncerti
Në mbrëmjen e datës 12.04.2022, në orën 19:00, u mbajt koncerti i muzikës së dhomës me titull “Dhoma Pranverore”, në hollin e Universitetit të Arteve, i cili zgjati 1 orë e 30 minuta. Koncerti bëri bashkë të rinj të talentuar të skenës shqiptare si dhe pedagogë të nderuar të Fakultetit të Muzikës.
Në koncert morën pjesë 21 artistë, duke sjellë veprat në rolin e solistëve, orkestër si quartet dhe quintet, si dhe vepra korale.Instrumentistët, solistët dhe kori i vajzave sollën vepra të klasikëve të mëdhenj si: Dvorak, Mozart, Strauss, Brahms, Schubert etj.
Producent – Qendra EVENTUS
Interpretues:
Isak Shehu Udhëheqës Artistik
Suzana Turku Dirigjent
Erald Simixhiu Piano
Jusiald Xhani – Orkestrues i Koraleve
Linda Kazani - Soprano
Ardita Meni - Soprano
Edmea Krasniqi - Violinë
Nevila Kalaja - Violinë
Albana Axha - Violë
Dorina Laro - Violonçel
Xhovana Marku - Oboe
Anita Kërhani - Koriste
Gloria Taga - Koriste
Klajdja Caka - Koriste
Amelda Papa - Koriste
Marina Kurti - Koriste
Sibora Lekaj - Koriste
Elita Hoxha - Koriste
Suada Gjergji - Koriste

