Video nga koncerti
Në daten 10 maj 2024, në sallen e Pallatit te Brigadave në Tiranë u shfaq mbremja muzikore “Baroque meets Jazz”. Kjo mbrëmje koncertale e konceptuar me një program të larmishëm të repertorit së epokës Baroque dhe Jazz-Baroque me vepra te kompozitoreve nga mbare Europa në kuadër të ditës së Europës.
Producent – Qendra “MUZA”
Në program u luajten vepra të kompozitorëve te epokes barok si: Antonio Vivaldi- Itali, George Friedrich Handel- Angli, Johann Sebastian Bach – Gjermani, Johann Joseph Fux -Austri dhe Joseph Nikolas Pancrace – Francë nga interpretues shqiptare dhe te huaj. Per tu vleresuar qe surpriza e contratenorit italian Pasquale Auricchio, i cili kishte pregatitur enkas per kete program kengen arbereshe: “Vajta, kalova gjithe Kalabrine”
Linda Kazani – Soprano
Pasquale Auricchio – Contratenor -Itali
Xhovana Marku – Oboe
Jusuf Beshiri – Cembalo
Juan José Francione – Archlute - Spanje
Xhudi Dodaj – Violine I
Erind Haxhiasi – Violine II
Anxhelo Xhaja – Viole
Remino Sula – Violoncello
Programi baroque:
Antonio Vivaldi Concerto in sol minore
Johann Sebastian Bach “Vergnügen und Lust“ Cantata BWV 197
Arbereshe “Vajta kalova gjithe Kalabrine”
J. N. P Royer „Le Vertigó“
G. P. Pergolesi „Chi disse, che la femmina”
Johannes Joseph Fux “Allelujah”
Christoph Willibald Gluck “Amour viens render à mon âme”
George Frideric Handel “Let the bright Seraphim”
Përveç kompozitorëve e barokut të mirëfilltë në pjesën e dytë të programit u luajt një kapitull me kompozitorë të shekullit XX, të cilët kanë improvizuar muzikën Baroque dhe temat e saj të njohura në muzikën Jazz, duke e luajtur në këtë mënyrë muzikën e Johann Sebastian Bach apo Friedrich Handel me një formacion bandi Jazz ku performuan:
Erald Simixhiu - Piano
Emil Zaharia - Guitare Bass
Emiljan Dhimo - Drum
Elvis Rudi - Flaut
